Kosova ka rrëmbyer të shtunën tri pikë të arta në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-1 Çekinë.
Në mungesë të lojtarëve si; Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, shumë ishin skeptik se “Dardanët” mund ta ndalen në shtëpi.
Por, djelmoshat e Kosovës edhe njëherë treguan se nuk varen nga individët dhe se arritja drejt sukseseve, është loja ekipore, dhe kështu së bashku për 90 minuta ia dolën të marrin fitore të madhe në rrugën drejt Euro 2020.
Golin e parë dhe të barazimit e realizoi sulmuesi në top formë i Fenerbahces, Vedat Muriqi.
Derisa për 2-1, shënoi Mërgim Vojvoda në pjesën e dytë.
Goli i Vojvodës ishte interesant, pas një asisti të shpejtë nga ana e Valon Berishës nga këndi, që gjeti të shtangur mbrojtjen e mysafirëve dhe mposhti me lehtësi super portierin e Sevillas, Tomas Vaclik.
Goli i shënuan nga dyshja Valon Berisha e Mërgim Vojvoda, për shumë kë ka qenë i ngjashëm me golin që e shënuan dyshja Divock Origi dhe Trent Alexander-Arnold në Champions League kundër Barcelonës edicionin e kaluar, ku triumfoi Liverpoolit duke rrëmbyer trofeun për herë të gjashtë në histori.