image Kosova kryen stërvitjen, por mungon Rashica dhe tre futbollistë të tjerë

Futboll

Sport/ Kosova kryen stërvitjen, por mungon Rashica dhe tre futbollistë të tjerë

news image

Milot Rashica, Besart Celina, Anel Rashkaj dhe Fidan Aliti, kanë munguar gjatë stërvitjes së sotme të Kosovës e cila është duke u përgatitur para ndeshjes me Malin e Zi, ndeshje kjo që do të luhet më 10 tetor në “Fadil Vokrri”

Gjendja e tyre është krejtësisht në rregull, por trajneri ka vendosur që t’i pushojë për shkak të ndeshjeve që futbollistët kishin pasur me skuadrat e tyre.

Rashica e zhvilloi mbrëmë takimin e tij me Werder Bremenin, kurse Kalmari i Alitit u përball me Eskilstunan e Rashkajt mbrëmë në Suedi.

Celina me Sëansean zhvilluan ndeshje të shtunën, por që edhe 23-vjeçari është lënë të pushojë.