image Kosova korr fitore në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll

Sporte të tjera

Kosova korr fitore në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll

news image

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka triumfuar në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

“Dardanet” fituan ndaj Ishujve Faroe, me rezultat final 27-24.

Tek Kosova lidere ishte kapitenja, Leonora Demaj me 9 gola të shënuara e ndihmuar nga Fitore Aliu dhe Marigona Hajdari që realizuan nga 4 sosh.

Në fitoren e Kosovës, meritë të madhe pati edhe portierja Blerta Ahtmexhekaj e cila ishte vendimtare me pritjet e saj.

Ndeshja e radhës ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe zhvillohet të shtunën në palestrën e qytetit në Istog. 

/GazetaSinjaliSport/