image Kosova ia sheh sherrin humbjes së Anglisë, mbetet katër pikë larg vendit të dytë

Futboll

Sport/ Kosova ia sheh sherrin humbjes së Anglisë, mbetet katër pikë larg vendit të dytë

news image

Kosova është vënë në pozitë aspak të favorshme dhe tejet të komplikuar, pas humbjes së Anglisë ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1.

Me fitoren e Çekisë, tanimë Kosova ka mbetur në vendin e tretë me katër pikë më pak se vendi i dytë, vend ky që dërgon në Euro2020.

Anglia mbetet në vendin e parë përkundër humbjes, ndërsa Çekia me këtë fitore qëndron në vendin e dytë, pavarësisht ndeshjes së Kosovës me Malin e Zi.

Ndeshja filloj mirë për Anglinë e cila avancoi në minutë e 7 me golin e Harry Kane, por që kjo ishte e tëra. Çekia arriti që të barazoj fillimisht ndeshjen e në fund të shënoj edhe golin e fitores./Gazeta Sinjali/