image Kosova suspendon taksën e vendosur ndaj shtetit fqinj

Kosovë

Kosova suspendon taksën e vendosur ndaj shtetit fqinj

news image

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vendosur që ta suspendojë vendimin për masë reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut të cilat hyjnë në Kosovë.

Njoftimin për supsendimin e kësaj mase e ka bërë vetë Shala përmes Facebook-ut.

“Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin.
Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin!”, ka shkruar ministri në largim. /Sinjali.