Kosova ka arritur që ta mposhtë në një ndeshje miqësore Gjibraltarin me epërsi minimale.
Golin e vetëm për Kosovën e realizoj Florent Hashani në minutën e 69 të takimit, gol ky që mjaftoj për të shënuar një tjetër fitore për Kosovën.
Në anën tjetër me këtë humbje Gjibraltari ka pësuar edhe humbjen e 9 me radhë duke u thelluar edhe më tutje kriza e këtij ekipi.
Kosova në këtë përballje u fut pa disa nga futbollistët kryesor, duke i pushuar për ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohet më 14 tetor ndaj Malit të Zi./Gazeta Sinjali/