image Kosova i bashkohet akuzave ndaj Bjellorusisë për rrëmbim të aeroplanit dhe arrestim të një gazetari

Politikë

Kosova i bashkohet akuzave ndaj Bjellorusisë për rrëmbim të aeroplanit dhe arrestim të një gazetari

news image

Në akuzat e Perëndimit për Bjellorusinë lidhur me rrëmbimin e aeroplanit, ku pastaj arrestoi një gazetar, ka reaguar edhe Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Kosova është e shqetësuar lidhur me këtë veprim të Bjellorusisë.

Jemi shumë të shqetësuar për devijimin e fluturimit Athinë-Vilnius për në Bjellorusi, për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich. Përveç rrezikimit të lëvizjes së lirë në Evropë , ajo përfaqëson një luftë të gjatë të diktaturës Bjelloruse kundër lirisë së fjalës, e cila duhet të marrë fund tani”, shkroi Ahmeti në Twitter.

Liderët e Bashkimit Evropian, të cilët pritet të mbajnë një samit më 24 maj, kanë paralajmëruar për hapa ndëshkues kundër Bjellorusisë, për shkak të devijimit të detyruar dhe uljes së një avioni të kompanisë Ryanair në Minsk, në të cilin gjendej një gazetar i shquar opozitar.

Autoritetet bjelloruse kanë aktivizuar një aeroplan ushtarak për të përcjellë aeroplanin civil, i cili ka qenë në rrugë në Vilnius nga Athina më 23 maj, për atë që në fund doli të ketë qenë alarm i rremë për bombë.

Kur aeroplani është ulur, policia ka ndaluar Raman Pratasevich, 26-vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të mbetet 15 vjet në burg. /Gazeta Sinjali/