Të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova pret Gjeorgjinë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Kryetari i Dardanëve, Luli Berisha, përmes një postimi, ka kërkuar që për ndeshjen me Gjeorgjinë të lejohet pjesëmarrja me kapacitet të plotë, shkruan Sinjali Sporti.
“Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit,te marten eshte ndeshja e fundit e djemve tane ne stadionin Fadil Vokrri per kete vit kunder gjeorgjise. hapeni stadionin me 100% per ni fitore edhe ni atmosfer qe se kena perjetu moti. ska raste, kena vaksina, e kemi dëshmu qe i permbahemi rregullave”, ka shkruar ai.
Sot, Kosova zhvillon takimin me Suedinë. Ndeshja do të luhet në Solna nga ora 18:00.