image Kosova fiton një rast në Arbitrazh, shpëtohen mbi 18 milionë euro

Financa

Kosova fiton një rast në Arbitrazh, shpëtohen mbi 18 milionë euro

news image

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka fituar kontekstin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë që kishte bërë një kompani kroate.

Me fitimin e këtij rasti, Kosova ka shpëtuar mbi 18 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milion Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010”, thuhet në njoftim.

AKP-ja ka bërë me dije se vendimin e Tribunalit e kanë pranuar sot, ku thuhet se kompania paditëse do t’ia paguajë Agjencisë edhe mbi 340 mijë euro, në emër të shpenzimeve procedurale.

“Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest. Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18,121,690.17 milion Euro. Sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit pala paditëse, për më tepër, obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342,954.67 mije euro”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Sinjali/