Kosova ka shënuar fitoren e parë në rrethin parakualifikues për “Eurobasket 2021”, duke e mposhtur Luksemburgun në Prishtinë me rezultat përfundimtar, 109:88.
Kjo fitore vjen pas humbjes nga Luksemburgu dhe Britania e Madhe në dy xhirot e para të Grupit G.
Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi në fitoren e Kosovës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Divine Myles (23), Mikaile Tmusic (22) e Fisnik Rugova me 14 pikë.
“Dardanët” gjatë gjithë kohës ishin më të mirë dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment, fitore e cila ende “i mban në lojë” për kualifikim.