image Kosova fiton 10 medalje në ditën hapëse të Kampionatit Ballkanik në sportin e Karatesë

Sporte Luftarake

Kosova fiton 10 medalje në ditën hapëse të Kampionatit Ballkanik në sportin e Karatesë

news image

Kosova e ka nisur në mënyrë të suksesshme Kampionatin Ballkanik në sportin e Karatesë për nivelet kadet, junior dhe U21.

Kampionatin Ballkanik po zhvillohet në Bar të Malit të Zi dhe pjesëmarrës janë 10 shtete me 1010 garues.

Kosova e ka nisur për mrekulli kampanjën, duke rrëmbyer medalje të shumta, shkruan Sinjali Sport.

Që në ditën e parë të turneut, Kosova arriti të mbledhë plot 10 medalje.

1 medalje ari, 4 medalje të argjendta dhe 5 të bronzta – ky ishte bilanci i jashtëzakonshëm i karateistëve kosovar të medaljeve të fituara.

Në këtë turne, Kosova po merr pjesë me 86 garues në total në kategoritë Kadetë, Junior dhe U21.

Endrit Beka u zgjodh kampion Ballkanik nga kategoria kumite U21 -67 kg, gjersa më poshtë gjeni listën e të gjithë fituesve të turneut në ndeshjen hapëse:

Postimi i plotë nga faqja zyrtare:

KAMPIONATI BALLKANIK PËR KADET, JUNIOR DHE U21

Bari -Mali i zi 04-06.11.2022

KOSOVA NË DITËN E PARË TË KAMPIONATIT BALLKANIK FITOI 10 MEDALJE

Endrit Beka, kampion Ballkanik kategoria kumite U21 -67 kg

Endrit Beka deri në finale fitoi 5 luftera në finale ai trimfoi ndaj Boshnjakut Lazar Markovic në Hantei 3:2

Albinot Selmani, nënkampion Ballkanik kumite U21 -60 kg

Albinoti fitoi 3 luftera deri në finale dhe humbi nga Greku Dimitros Kouloriris 0:1

Alma Loki nenkampione ballkanike kategoria Kata U21

Alma fitoi tri xhiro dhe në finale humbi me rezultat shumë të ngushtë nga Sllovenja Lana Tisa 24.8 me 24.26

Fatjon Bajrami nenkampion Ballkanik kategoria Junior kumite -76 kg

Deri në finale Fatjoni fitoi 4 luftëra sportive dhe vlen të përmendet që në xhiron e parë Fatjoni fitoi me rezultat 8:0 ndaj kampionit në fuqi të Botës.

Diola Krasniqi nenkampione ballkanike në kumite Juniore -53 kg

Diola fitoj 4 luftera sportive në finale humbi nga garuesja Sllovene Ela Petan me rezultat 2:2 (me senshu)

Njomza Osmani e bronzt në kategorinë kumite +68 U21

Njomza deri në fitimin e medaljes se bront fitoi tri luftëra sportive.

Qendresa Ibrahimi e bronzt në kategorinë Juniore -59 kg

Qendreda Ibrahimi deri në gjysemfinale fitoj 5 luftëra sportive

Ensar Zejnullahu i bronzt në kategorin Junior -63 kg

Ensari deri tek medalja erdhi pas 4 fitoreve

Dren Gashi i bronzt në katerorin -63 kg

Dreni deri tek medalja e bronzt erdhi pas 4 fitoreve

Amar Merovci i bronzt në katrgorinë kadet -52 kg

Amari deri tek medalja e bronzt erdhi pas 4 fitoreve sportive.

Vlenë të ceket se garuesit e Kosovës kishin paraqitje të shkëlqyer edhe pse nuk arriten medalje patëm 4 venda të 5-të (Betim Maliqi, Vlerë Qerimi, Elmedina Istogi, Denisa Shabani)

2 vende të 7-ta (Orges Maloku, Meritor Zhdrella)

Forca Kosova.

Federata e Karatesë e Kosovës drejt ngritjes së kualitetit në nivel ndërkombëtar.

Urime kampiona.

Urime trajnerê.

Urime klube.

Urime Federata e Karatesë e Kosovês.

Suksese kategorive pasuese nê ditën e dytë(nesêr) dhe poashtu ekiporeve të pêrfaqêsueses sê Kosovês në ditên e diel.

Krenar me JU.

/GazetaSinjaliSport/