Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur identifikimin e qenve me pronar. Kësisoj, atyre do t’u vendoset nga një çip që synon që të njëjtit të jenë nën kontroll.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, i cili ka thënë se projekti fillimisht ka nisur në tetë komunat e Kosovës.
Ai ka thënë se projekti do të implementohet në tërë Kosovën në bashkëpunim me komunat.
Ai ka thënë se nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i tyre dhe se deri më tani një numër i vogël janë regjistruar.
“Ne kemi filluar implementimin e projektit për identifikimin e qenve me pronar. Kemi filluar me tetë komuna dhe kjo ka nisur nga java e kaluar dhe posa t’i nënshkruajmë kontratat edhe me komunat tjera, të cilat do të përfshihen të gjitha komunat dhe do të regjistrohen të gjithë qentë me pronar sepse është obligim ligjor”.
“Kushdo që e regjistron kafshën të gjitha shërbimet do të jenë të mbuluara nga buxheti i Kosovës, duke përfshirë çipin, aplikime të nevojshme, vaksinimin etj. Qëllimi është që burimet e shumimit të qenve t’i fusim nën kontroll”, u shpreh Thaçi për EO.
“Nuk i kemi të dhënat e sakta, por ka filluar identifikimi i qenve me pronar. Deri me tani është një numër i vogël i tyre që janë regjistruar”, u shpreh tutje Thaçi.