image Kosova falënderohet nga Londra që i vuri sanksione Rusisë

Kosovë

Kosova falënderohet nga Londra që i vuri sanksione Rusisë

news image

Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, ka falënderuar Kosovën që i vendosi sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ai po ashtu e konsideroi si bujare që Kosova vendosi t’i hapë dyert për refugjatët e Ukrainës.

“Është thelbësore që Evropa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas”.

Ai gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës.

Përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë.

/GazetaSinjali/