Mediumi gjerman “Tagesachau”, ka raportuar se Kosova është përmendur si një nga skenarët e mundshme për transferimin e drejtpërdrejtë të aeroplanëve për në Ukrainë, duke fluturuar drejt një vendi jo-anëtar të NATOS-s apo BE-së. Sipas mediumi, më pas pilotët e ukrainas nga ai vend mund t’i dërgojnë aeroplanët drejt Ukrainës.
E lidhur me këtë çështje është deklaruar sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë, raporton Gazeta Sinjali.
“Ndonëse Kosova nuk është anëtar i NATO-s, NATO është në Kosovë. Ne dëshirojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt që është e mundur në një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë për vendin tonë. Kur ta marrim një kërkesë, me Qeverinë e Kosovës, presidenten e vendit dhe Kuvendin, me ministrat e linjës, padyshim që do ta tajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, ka thënë Kurti para gazetarëve.