image Kosova ende larg vaksinimit të të gjithë popullatës me vaksinën antiCOVID

Shëndetësi

Kosova ende larg vaksinimit të të gjithë popullatës me vaksinën antiCOVID

news image

Kosova është ende larg përfundimit të vaksinimit të popullsisë me vaksinën antiCOVID. Deri sot në Kosovë kanë vdekur 2.237 persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 107.120.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.940.

Më 12 maj, Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Javën e kaluar, Kosova ka marrë edhe mbi 38,000 doza të tjera vaksinash nga Covax, ndërkohë mbi 7,000 doza të tjera i ka siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në fazën e tretë do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se është planifikuar imunizimi i 50-70 për qind të popullsisë.

Megjithatë, Kosova ende është në fazën e vaksinimit të personave mbi moshën 65-vjeçare. /Gazeta Sinjali/