Republika e Kosovës është e para në rajon me vaksinim të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.