image Kosova e kërkon kthimin e artefaktit mijëravjeçar të vjedhur nga Serbia

Politikë

Kosova e kërkon kthimin e artefaktit mijëravjeçar të vjedhur nga Serbia

news image

Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku ka filluar një fushatë në Twitter, nëpërmjet së cilës i kërkohet shtetit serb, që t’i kthejë artefaktet që i ka vjedhur nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka vepruar edhe sot kjo ministri kur i ka kërkuar Serbisë kthimin e një figure antropomorfe nga mijëvjeçari V-IV p.e.s, që ishte gjetur në Mitrovicë.

1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni ta kthejmë FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në reagimin e MKRS-së ku janë përfshirë në postim edhe Unesco, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës.

/GazetaSinjali/