image Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve në zonën e Fierit

Siguri

Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve në zonën e Fierit

news image

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar për gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Shqipërinë pas përmbytjeve në zonën e Fierit.

Mehaj njoftoi se ka folur me homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi.

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/