image Kosova e gatshme për sfidën ndaj Norvegjisë

Basketboll

Kosova e gatshme për sfidën ndaj Norvegjisë

news image

Kosova të enjten (nesër) përballet me Norvegjinë në udhëtim. Sfida zhvillohet në Bergen të Norvegjisë nga ora 19:00.

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë u stërvitën në Prishtinë, kurse të hënën udhëtuan drejt Norvegjisë, ku të martën zhvilluan stërvitjen e parë. Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë dhe shpresohet në rezultate pozitive.

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova. Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vjetësh. Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është e rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, është shprehur Christos Marmarinos, përzgjedhës i Kosovës para ndeshjes ndaj norvegjezëve.

Kapiteni Dardan Berisha është shprehur se do të japin maksimumin, kurse Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Drilon Hajrizi, kanë theksuar se do të japin më të mirën e tyre për rezultate pozitive.

Kosova pas Norvegjisë, do të përballet me Danimarkën në Prishtinë, më 28 Nëntor, nga ora 19:00. /Gazeta Sinjali Sporti/