Viti i Ri 2020 mbërriti edhe në Kosovë. Prishtina dhe qytete të tjera në orën 00:00, pritën ndërrimin e viteve me fishekzjarre shumëngjyrëshe, të cilat shkëlqyen në qiellin e mbrëmjes së sotme.
Qytetarë të shumtë kanë vendosur t’i sfidojnë temperaturat e ulëta dhe të dalin të festojnë në sheshet e qyteteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Në sheshet kryesore në Prishtinë, sonte deri në orët e para të mëngjesit priten të performojnë artistë të njohur shqiptarë si: Art Lokaj, Alban Skënderaj, Offchestra e DJ të tjerë.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Vitin e Ri 2020, e uruan fytyra të njohura shqiptare si nga fusha e politikës, kulturës e artit./Gazeta Sinjali/