image Kosova e 11-ta nga 26 vendet për medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare

Futboll

Kosova e 11-ta nga 26 vendet për medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare

news image

Kosova është renditur në vendin e 11-të sa i përket medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Nga gjithsej 26 shtete, Kosova ndodhet në vendin e 11-të.

Kosova mblodhi 6 medalje, tre prej të cilave ishin të arta, kurse tre të tjera të bronzta.

Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka ishin garueset nga Kosova të cilat fituan medalje të artë, të gjitha të ardhura nga sporti i Xhudos.

Të bronztën e arritën Akil Gjakova e Flaka Hoxha nga Xhudo, dhe Shpetim Bajoku nga sporti i Boksit.

/GazetaSinjaliSport/