Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të samitit BE-Ballkani Perëndimor u shpreh se i takon këshillit që të trajtojë temën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ky informacion u shpall nga presidenca dhe elementi i dytë i takon këshillit ta trajtojë këtë temë dhe çfarë drejtimi do t’i jepet kjo inciativë”, tha Michel.
Komenti i tij ishte lidhur me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se do të lobojnë për të ecur drejt BE-së.
“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor“, tha Osmani për mediat gjatë samitit në Tiranë.