Komisioni Evropian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19. Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga ky fond është edhe Republika e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Vladis Dembrovskis.
“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka shkuar Dembrovskis.
Pjesa më e madhe e këtij fondi të propozuar, konkretisht 1.2 miliardë euro do të shkojnë për Ukrainën, kurse Kosovë do t’i përfitojë 100 milionë euro që do të jepen si huazim.
Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë në kohën e pandemisë, aktualisht është sistemi shëndetësor. /Gazeta Sinjali/