Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë ditës së djeshme qëndroi në Kosovë dhe gjatë tërë kohës ai u shoqërua me ndihmëstrajnerin e Kombëtares A, Muharrem Sahiti.
Shuker dhe Sahiti janë dakorduar për zhvillimin e një ndeshje miqësore në mes Kosovës dhe Kroacisë.
Bëhet e ditur se ende nuk është caktuar data kur do të zhvillohet ndeshja, por që kjo do të zhvillohet në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret./Gazeta Sinjali/