image Kosova do të përfaqësohet nga 7 xhudistë në Grand Slam në Hungari

Sporte Luftarake

Kosova do të përfaqësohet nga 7 xhudistë në Grand Slam në Hungari

news image

Ekipi kosovar i xhudos i përbërë nga shtatë xhudistë do ta përfaqësojë Kosovën në garën Grand Slam që do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Kjo garë është organizuar nga Federata Botërore e xhudos (IJF) ku do të marrin pjesë më shumë se 450 xhudistë nga e gjithë bota.

Ky Grand Slam do të nis sot dhe do të zgjasë deri ditën e diel.

Atje do të marrin pjesë këta xhudistë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Nora Gjakova (-57kg)

3.Flaka Loxha (-57kg)

4.Laura Fazliu (-63kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

6.Shigeki Nakamura (-66kg)

7.Akil Gjakova (-73kg)

Distria, Nora, Flaka dhe Shigeki ndeshen sot, Laura dhe Akili të shtunën, Loriana ditën e diel.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka, Selektori dhe Trajneri i reprezentacionit Driton Kuka dhe ndihmës trajneri Fatos Tabaku./Gazeta Sinjali/