image Kosova do të luajë me tri kombëtare në Kampionatin Botëror që nuk e njohin si shtet

Futboll

Kosova do të luajë me tri kombëtare në Kampionatin Botëror që nuk e njohin si shtet

news image

Sot në Zurich është hedhur shorti i kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022, në Katar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë në grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Por, vetëm një nga këto shtete e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e demokratik dhe ajo është Suedia.

Shtetet e tjera të grupit siç janë Spanja, Greqia e Gjeorgjia, ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Sidoqoftë, edhe pse nuk ka ndodhur kjo deri më tani, këto përfaqësuese të futbollit do të vijnë në Stadiumin “Fadil Vokrri” për ta dëgjuar himnin e Kosovës.

Ndryshe, Kampionati Botëror i Katarit do të zhvillohet duke filluar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022. /Gazeta Sinjali/