image Kosova merrë pjesë me 17 garues në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Finlandë

Sporte Luftarake

Kosova merrë pjesë me 17 garues në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Finlandë

news image

Kosova do marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë që do mbahet në Finlandë, përcjellë Sinjali Sport.

Për këtë e ka bërë të ditur selektori Ylber Syla, i cili përmes një postimi në “Facebook” njoftoi për pjesëmarrjen e ekipit kosovar të xhudos në Evropian.

Në këtë turne do marrin pjesë grupmoshat e kadetëve, juniorëve dhe U21.

Dardanët do jenë të pranishëm më gjithsejt 17 garues, të  cilët do të tentojnë të vazhdojnë suksesin e xhudisteve në Lojërat Olimpike të Tokios.

Selektori Syla, falenderoi trajnerin Agron Ymer Tosunin për punën që e ka bërë në kampin 10 ditor.

Kampionati Evropian i karatesë do fillojë me 17 gusht, ndërsa mbaron me 24 gusht dhe zhvillohet në Tampere të Finlandës.

Postimi i plotë i selektorit Syla në “Facebook”, pa ndërhyrje:

/GazetaSinjaliSporti/