image Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet

Sociale

Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me Memorandum të ri për sigurimet

news image

Në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Drejtori Ekzekutiv i BKS Sami Mazreku ka pritur në takim Anila Hoxha – Drejtore e Përgjithshme e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), me qëllim të diskutimit lidhur me modalitetin e ripërtëritjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit, për të dy vendet, memorandum ky i cili është nënshkruar në vitin 2006.

Fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove, do të jetë rritja e bashkëpunimit, në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta, të dëmtuara në aksidente të komunikacionit.

Memorandumi i ri do të nënshkruhet në javët në vijim, në saje të mbylljes së ciklit të nënshkrimit të memorandumeve, me të gjitha byrotë e rajonit, në synim të ndërtimit të raporteve sa më të mira me të njëjtat, me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative, për aplikimin e sistemit të kartonit të gjelbër, për drejtuesit kosovar të mjeteve motorike.

/GazetaSinjali/