Pronari i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Avni Ponari në një intervistë ka thënë se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejtë do të kenë një kampionat të përbashkët.
Sipas Ponarit, basketbolli shqiptar do të ketë përfitime, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Kemi shkëmbyer edhe korrospodencën me FIBA-në. Janë disa modele, Lituani, Letoni, disa vende që e kanë krijuar këtë llojë kampionati. Ideja jonë është që me Kosovën të kemi një kampionat të përbashkët, një kampionat i madh me vajtje-ardhje. Janë miratuar në parim gjërat’, tha Ponari në nëj intervistë për ‘TVT’./Gazeta Sinjali/