image Kosova dhe Serbia obligohen të shpejtojnë përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur

Sociale

Kosova dhe Serbia obligohen të shpejtojnë përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur

news image

Sot, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy shteteve, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e pikave që përmban kjo marrëveshje është edhe pika që u referohet personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo pikë obligon Kosovën dhe Serbinë që t’i shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

“Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

Të dy palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverisë dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të sigurojnë një azhurnim vjetor mbi numrin e çështjeve të zgjidhura dhe në pritje”, thuhet në njërin nga pikat e kësaj marrëveshjeje./Gazeta Sinjali/