image Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kosovë

Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

news image

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës së bashku me atë të Italisë kanë nënshkruar planin bilateral në fushën e mbrojtjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes që do të realizohen mes Forcave të Armatosura të Italisë dhe FSK-së.

“Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë̈ së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite delegacioni i Kosovës është pritur edhe në Ambasadën e Kosovës në Itali, nga ambasadorja Lendita Haxhitasim ku u njoftua edhe ajo rreth planit bilateral të nënshkruar./Gazeta Sinjali/