image Kosova dhe Franca tash e tutje me marrëveshje të re juridike

Kosovë

Mbledhja e Qeverisë/ Kosova dhe Franca tash e tutje me marrëveshje të re juridike

news image

Në Mbledhjen e Qeverisë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka parashtruar një kërkesë për marrëveshje me qeverinë e Francës për ndihmë juridike në çështjet penale mes Francës dhe Kosovës.

Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje do të rregulloj ofrimin e ndihmës të dy vendeve për çështjet penale, duke aplikuar praktikat më moderne europiane.

“Kosova do të ketë marrëveshje me Francën për çështjet penale, qëllimi është për bashkëpunim sa më të frytshëm, marrëveshja do të rregulloj ofrimin e ndihmës nga dy vendet për çështjet penale duke aplikuar praktikat më të mira europiane”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e Qeverisë.

Marrëveshja për çështjet penale mes Kosovës dhe Francës u miratua pa asnjë votë kundër./ Gazeta Sinjali/