Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi.
Hoti, në takim e ka falënderuar Alshamsin për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.
Kumtesa nga kryeministria njofton se Hoti shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.
Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar./GazetaSinjali/