image Kosova dhe Bosnja dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata digjitale

Shëndetësi

Kosova dhe Bosnja dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata digjitale

news image

Personat e vaksinuar me vaksinën anti COVID mund të marrin një kod QR dhe mund ta dëshmojnë se janë të vaksinuar përmes certifikatës digjitale COVID-19.

Por këtë nuk mund ta bëjnë edhe kosovarët, pasi Kosova ende nuk është anëtarësuar në platformën e BE-së për certifikatën digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit.

Përveç Kosovës në këtë platformë nuk është e anëtarësuar as Bosnja.

Kosova edhe Bosnja dy vendet e vetme ne Evrope qe nuk jane anetaresu ende ne platformen e BE-se per certifikaten dixhitale te vaksinimit kunder Covid-19”, ka shkruar gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia.

Në anën tjetër shumë shtete të Evropës janë anëtarësuar dhe kanë filluar përdorimin e certifikatave dixhitale.

/GazetaSinjali/