image Kosova bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

Shëndetësi

Kosova bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

news image

Qendra Klinika Universitare e Kosovës për herë të parë do të ketë specialiste të Psikologjisë Mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci, e cila e ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, në Maqedoni të Veriut.

Tahirsylaj-Alidemi u shkollua në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi që kjo lëmi ishte deficitare.

Spec. Donika Tahirsylaj – Alidemi, Msci

Ajo është pjesë e Klinikës së Neurologjisë, teksa nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.

Kosova numëron mbi 20 psikologë klinikë./Gazeta Sinjali/