image Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit

Lojëra

Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit

news image

Kosova tashmë po bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit.

Kjo u bë e ditur përmes një konference të organizuar në Prishtinë, ku zyrtari i kompanisë Winning Moves nga Anglia, Jan Jaźëiński, tha se përmes kësaj Kosova po futet në hartën e shteteve rajonale e më gjerë, duke e krijuar këtë edicion special shtetëror.

Ndërkaq sipas përfaqësuesit të kompanisë Rreth e Rrotull, Alban Shabani, që ka të drejtën ekskluzive për këtë lojë, tha se përmes kësaj Kosova ka mundësi që t’i përfaqësojë vlerat e saj natyrore, kulturore dhe historike.

Loja do të jetë në gjuhën shqipe dhe pritet të dalë në treg gjatë verës të vitit 2022.

/GazetaSinjali/