Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka barazuar në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut kontinental që po mbahet në Tajlandë, transmeton Sinjali Sport.
E këtë barazim Dardanët e futsallit e arritën pikërisht në duel me nikoqirët e këtij turneu, me rezultat 6:6, ndeshje e cila u përshkua me rivalitet të madh dhe me kthesa në rezultat.
Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi me golin e Meriton Salihut, në minutën e 4-t. Por, më pas tajlandezët arritën të shënojnë dy herë nëpërmjet Supaëut Thuenklang (15’) dhe Muhammad Usman Musa (17’). Dardanët reaguan dhe arritën të barazojnë shifrat me golin e Ylli Mazrekut (20’). I njëjti lojtar shënoi për epërsinë e Kosovës 3:2 në minutën e 23-të, derisa Jeton Rukovci i çoi shifrat në 4:2 në minutën e 31-të.
Pas kësaj epërsie prej dy golash sikur ra përqendrimi i lojtarëve tanë, gjë të cilën e shfrytëzuan tajlandezët dhe arritën që ta përmbysin rezultatin me golat e Peerapat Kaewwilai (32’), Supawut Thuenklang (36’), Phonmongkol Srisubsaeng (36’) dhe Jirawat Teach Wichian (38’).
Në dy minutat e mbetura Dardanët u angazhuan maksimalisht për të rikthyer epërsinë dhe për ta shijuar fitoren, por nuk arritën më shumë se sa ta barazojnë rezultatin me golin e Mërgim Dervishajt.
Ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A, Kosova e zhvillon nesër kundër Mozambikut, ekip i cili në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje.