image Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin që mbahet në Çeki

Kosovë

Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin që mbahet në Çeki

news image

Prishtina nuk do të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të enjten në Pragë. Kjo si shenjë proteste ndaj deklaratave të presidentit çek, Milos Zema, i cili paralajmëroi çnjohjen e Kosovës.

Për mospjesëmarrjen e askujt nga Kosova në këtë Samit, e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë çeke, Jana Adamcova.

Ajo për mediat ceke ka thënë se askush nga Kosova nuk do të marrë pjesë në Samit dhe me gjasë Kosova do të prezantohet vetëm nga përfaqësues të ambasadës.

Ky Samit do të mbahet për thellimin dhe forcimin e bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.