Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka dalur në terren duke takuar fermerët lokalë të cilët përdorin teknologjinë e gjelbër në veri të Kosovës.
Kosnett vlerëson se fuqia më e madhe e Kosovës është populli, teksa krahason procesin e shnërrimit të bimëve të egra në vajra esenciale, me procesin e ndërtimit të demokracisë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shndërrimi i bimëve të egra në vajra esenciale është një proces i ngadaltë dhe i ndërlikuar. Kështu është edhe ndërtimi i demokracisë gjithëpërfshirëse në një vend si Kosova. Por suksesi do të sjellë përfitime për brezat që vijnë”, tha Kosnett.
Kreativiteti, puna ekipore dhe këmbëngulja, sipas tij janë formula për sukses. /Gazeta Sinjali/