image Kosnett: Krenar që Kosova po zgjedh të ardhmen paqësore e prosperuese

Kosovë

SHBA/ Kosnett: Krenar që Kosova po zgjedh të ardhmen paqësore e prosperuese

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se së bashku me ekipin e ambasadës kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë.

Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndjehet krenar që Kosova ka bërë zgjedhjen për një të ardhme të prosperuar dhe paqësore.

Ekipet e ambasadës dhe unë kemi qenë duke i vëzhguar sot zgjedhjet në Kosovë. Unë ndjehem krenar kur shoh Kosovën që po bënë zgjedhje për një të ardhme paqësore dhe të prosperuar. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në Kosovë kanë dalë në zgjedhje 29.42 përqind e qytetarëve./Gazeta Sinjali/