Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i nderuar për mirëpritjen që Kosova ia bëri grupit të parë të refugjatëve afganë sonte, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, me këtë veprim, Kosova jo vetëm që po shpëton jetë, por po ua jep afganëve mundësinë që të ndërtojnë jetët e tyre të reja.
“I nderuar të bashkohem me udhëheqësit kosovarë dhe kolegët e Quintit që mirëpresin në Prishtinë grupin e parë të evakuuarve afganë të lidhur me NATO-n. Duke pritur përkohësisht afganët gjatë rrugës për në shtëpitë e përhershme diku tjetër, Kosova jo vetëm që shpëton jetë, por u jep afganëve një mundësi për të ndërtuar të rejat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/