image Kosnett konfirmon se pretendimet e PDK-së nuk janë të vërteta

Kosovë

Fushata/ Kosnett konfirmon se pretendimet e PDK-së nuk janë të vërteta

news image

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës, se një njeri i afërt me presidentin amerikan, Donald Trump, do të vijë në Kosovë për ta mbështetur fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit.

Kosnett i ka dhënë një goditje PDK-së e Kadri Veselit, për pretendimet se ata kanë mbështetje nga SHBA për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit, duke e konfirmuar përgjigjjen ekskluzive e ambasadës amerikane dhënë Gazetës Sinjali.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Në disa media kosovare është raportuar se Mathew Whitaker, si njeri i afërt me presidentin amerikan Donald Trump ka arritur gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe se ai pritet ta përkrah fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit. Madje thuhej se Whitaker do ta përkrahë Kadri Veselin për postin e kryeministrit të Kosovës.

Por, në fakt Whitaker aktualisht nuk përfaqëson Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte shërbyer për vetëm katër muaj në Administratën e Trump-it si ushtrues detyre.

Whitaker kishte qenë ministër i Drejtësisë që nga 7 nëntori i vitit 2018 deri më 14 shkurt të vitit 2019. Që nga atëherë ai nuk ka pasur ndonjë ndikim në Administratën e Trump. /Gazeta Sinjali/