image Kosnett flet për “non-papers”, thotë se SHBA-ja nuk nxit shkëmbim territoresh

Politikë

Kosnett flet për “non-papers”, thotë se SHBA-ja nuk nxit shkëmbim territoresh

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se janë të përkushtuar të mbështesin procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Kosnett ka thënë se administrata e presidentit amerikan Joe Biden e ka shqyrtuar me kujdes punën e bërë nga administrata amerikane paraprake, dhe ka ardhur në përfundim se në to ka shumë pjesë të vlefshme.

I pyetur se a është marrëveshja e Washingtonit bazë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Kosnett ka theksuar se administrata e Bidenit e ka përqafuar marrëveshjen.

Administrata e Bidenit ka përqafuar marrëveshjen e Washingtonit tërësisht. Por kjo nuk do të thotë që kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë takohen nën patronazhin e BE-së, për të vazhduar përpara, ajo është skica e vetme për të biseduar. Ka elemente politike që nuk janë diskutuar në atë marrëveshje”, deklaroi Kosnett në RTV 21.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është deklaruar rreth dokumenteve të fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Nuk e di kush i shkruan këto dokumente jozyrtare, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar”, ka thënë Kosnett.

Ai ka theksuar se as SHBA e as partnerët evropianë nuk kanë fare interesim për të nxitur apo shtyrë çfarëdo shkëmbimi territori në Kosovë te palët. /Gazeta Sinjali/