image Kosnett: Emërimi i Grenell tregon përkushtimin e SHBA-së

Kosovë

Dialogu/ Kosnett: Emërimi i Grenell tregon përkushtimin e SHBA-së

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas emërimit të Richard Grenell si i Dërguari Special Presidencial për Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kosnett ka thënë se emërimi i Grenell si i ndërmjetësues për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore.

Mezi pres të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Richard Grenell nga Kalifornia do të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë./Gazeta Sinjali/