image Koshtunica: Zgjidhja për Kosovën, si Hong Kongu

Rajon

Rajon/ Koshtunica: Zgjidhja për Kosovën, si Hong Kongu

news image

Ish-presidenti njëherësh edhe ish-kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se kishte një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai bazohej në modelin e Hong Kongut.

Ashtu siç raporton “Kurir”, Koshtunica, thotë se ky model do të ishte kompromis, i cili do të përjashtonte të gjitha opsionet ekstreme dhe do të ishte i suksesshëm, i qëndrueshëm dhe funksional.

Një autonomi e mbikëqyrur, për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur, në pajtim me Kartën e OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Në këtë mënyrë do t’u mundësohej shqiptarëve në ‘Krahinën Autonome të Kosovës’, që vetë të qeverisin dhe të realizojnë interesat e tyre. Në anën tjetër Serbia, në pajtim me Kartën e OKB do të ruante sovranitetin dhe integritetin”, citohet të ketë thënë ai.

Pas tërheqjes nga funksionet shtetërore dhe partiake, Koshtunica është tërhequr nga jeta politike, dhe në paraqitjen e tij pas një kohe të gjatë, ka vlerësuar se “propozimi i tij për autonomi substanciale do të siguronte një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme për statusin e Kosovës”.