image Koronavirusi - Statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor

Botë

Botë/ Koronavirusi – Statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor

news image

Imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor zbukuruan statujën e Krishtit në Brazil, gjatë ditës së diel pikërisht në festën e Pashkëve, për t’i nderuar mjekët dhe infermierët gjatë krizës së Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përveç këtyre imazheve, edhe mesazhe shprese janë paraqitur në statujën 38 metra të gjatë në majën e malit Corcovado në “Rio de Janiero”.

“Qëndroni në shtëpi”, thuhej në një mesazh në krahun e statujës masive, krahas një infermieri të buzëqeshur.

Në një pikë tjetër të këtij kontributi, paraqiten fotografi të mjekëve, të kompletuar me stetoskop dhe pallto laboratori.

Përveç këtij rasti është hera e dytë që monumenti kombëtar është ndriçuar si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit. /GazetaSinjali/