Policia franceze thotë se ka sekuestruar 140,000 maska të destinuara për shitje në tregun e zi.
Oficerët thonë se ata kapën një biznesmen duke shkarkuar maska nga një kamion në një shtëpi në St Denis, në veri të Parisit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Muajin e kaluar, Franca kërkoi të gjitha rezervat dhe prodhimin e maskave për të pajisur punonjësit e shëndetit.
Ndërkohë në Kinë, autoritetet kanë konfiskuar 89 milionë maska për cilësi të dobët. Vendi është përballur me kritika për eksportet me cilësi të dobët.
Zyrtarët kishin inspektuar afro 16 milionë biznese dhe gjithashtu kishin sekuestruar sasi të mëdha dezinfektuesesh joefektive, tha zyrtari qeveritar Gan Lin.
Dhe në Gjermani, shitësit e produkteve mjekësore me shumicë thonë se pothuajse nuk kanë mbaruar maska. Nga e hëna do të jetë e detyrueshme që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre në dyqane dhe transportin publik në vend./Gazeta Sinjali/