Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore, për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, konfirmoi se vendimi vlen edhe për kopshtet e çerdhet.
“Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.
Ndërkohë, ai publikoi edhe një video në rrjetet sociale duke thënë se po kryhen dezinfektimet nëpër kopshte dhe çerdhe, “që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja”.