Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 131 persona të tjerë.
Gjithashtu, betejën me virusin vdekjeprurës e kanë humbur 3 pacientë.
Të shëruar janë 47 qytetarë, transmeton Gazeta Sinjali.
Aktualisht po trajtohen 201 pacientë me koronavirus, 17 në terapi intensive dhe 8 në intubim.
Ditën e djeshme u regjistruan 150 raste të reja dhe 2 viktima. /Gazeta Sinjali/