image Koronavirusi në Shqipëri: Një i vdekur, 15 persona në gjendje të rëndë

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri: Një i vdekur, 15 persona në gjendje të rëndë

news image

Një person me COVID-19 ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 303 raste të reja me koronavirusi nga gjithsej 2,651 testime të kryera.

Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

/GazetaSinjali/